Njoftime për Shtyp

Njoftim për rezultatin e zgjedhjeve dhe shpalljen e fituesit për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Njoftim  për rezultatin e zgjedhjeve dhe shpalljen e fituesit për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Në datë 4.10.2019  në hotel “Tirana “ u thirr mbledhja e përgjithshme e prokurorëve për zgjedhjen e anëtarit prokuror të Këshillit të Lartë të prokurorisë. Në mbështetje të neneve 111 e vijues të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Komisioni i Votimit me përbërje:

Thoma Jano – Kryetar,

Alma Muça – Anëtar,

Bilbil Mete  - Anëtar.

Komisioni, pasi administroi gjithë dokumentacionin e votimit, numëroi votat dhe  përpiloi procesverbalin përkatës. Në përfundim të procesit të votimit të Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve për zgjedhjen e 1 (një) prokurori pranë gjykatave të shkallës së parë si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku morën pjesë në votim 253 (dyqind e pesëdhjetë e tre) prokurorë, u shpall fituese znj. Esmeralda  Keshi (Cami) me 133 vota. Ndërsa z. Vladimir Mara u rendit i dyti me 109 vota.

zgjedhet (60)

zgjedhet (4)

zgjedhet (40)

zgjedhet (57)

zgjedhet (61)

zgjedhet (89)

zgjedhet (101)

zgjedhet (104)

zgjedhet (141)

zgjedhet (151)