Njoftime për Shtyp

Operacioni “Lazarat”, dërgohen për gjykim 18 shtetas

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dërgon për gjykim kërkesën ndaj 18 shtetasve, të evidentuar gjatë ndërhyrjes në zonën e Lazaratit, si të përfshirë në veprat penale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si edhe të armëmbajtjes pa leje


Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka dërguar për gjykim ditën e enjte, (dt. 30.10.2014), 15 shtetas të arrestuar gjatë operacionit në zonën e Lazaratit, të cilët akuzohen për prodhim, shitje, kultivim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, 3 persona të tjerë janë dërguar për gjykim disa ditë më parë.

Prokuroria e Gjirokastrës, pas hetimeve të zhvilluara me intensitet të lartë dhe pas mbërritjes së pjesës më të madhe të akteve të ekspertimit biologjik dhe balistik nga Laboratori Kriminalistik i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ka krijuar bindjen e mbështetur në prova se këta persona kanë konsumuar elementët e veprave penale të parashikuara nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.

Ndërkohë që po vijon hetimin për të gjithë rastet e konstatuara gjatë operacionit të Lazaratit dhe që janë në kompetence lëndore të saj, Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit, si më poshtë:

1.Viron Difo, hetuar me masë “arrest në burg” në mungesë, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)
2. Afrim Aliko, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake pa leje” (neni 283/1 dhe 278/2 i Kodit Penal)
3. Mehmet Mani, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)
4. Edmond Gërveshi, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)
5. Mehmet Mamo, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Kultivim i bimëve narkotike” (neni 284 i Kodit Penal)
6. Gjirit Malaj, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive (neni 283/1 dhe 280 i Kodit Penal)
7. Demo Boci, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake pa leje” (neni 278/3 i Kodit Penal)
8. Maliq Skënderi, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake pa leje” (neni 283/1 dhe 278/2 i Kodit Penal)
9. Abaz Bilbili, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)
10. Ismail Buci, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)
11. Medi Krishti, hetuar me masë “arrest në burg” në mungesë, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)
12. Artur Shemsho, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)
13. Avdul Avduli, hetuar me masë “arrest në burg” në mungesë, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)
14. Lutfi Trako, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)
15. Pertef Brahimi, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)

Pak ditë më parë, po për rastin e Lazaratit, Prokuroria e Gjirokastrës ka dërguar për gjykim kërkesat ndaj shtetasve:

16. Telha Gjyli, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake pa leje” (neni 278/2 i Kodit Penal)
17. Luan Brahimi, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)
18. Lumturi Koli, hetuar pa masë sigurimi, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)

 

Data: 30.10.2014