Njoftime për Shtyp

Pastrim parash nëpërmjet transfertave bankare dhe qiradhënie, Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet për shtetasin Sh.H

Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr. 1714, të filluar në datën 29.09.2017, kundër:
Të pandehurit: Sh.H, Akuzuar: për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal.

Ka  rezultuar se më datë 20.09.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, ka rregjistruar procedimin e mësipërm penal, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në D.P.Q.Durrës parashtrohet se ka të dhëna që hedhin dyshime në lidhje me transaksione finaciare me qëllim pastrimin e parave në ngarkim të shtetasit Sh. H. për më tepër https://www.pp.gov.al/Durres/