Njoftime për Shtyp
Për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve dhe procedurën e organizimit të votimit për përzgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP
Në mbështetje të ligjit nr.115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë", neni 279, pika 6 dhe neneve 111 e vijues, pas hapjes se vendeve vakant për dy anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm thërret mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Bazuar në nenin 109, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, u bë verifikimi i plotësimit të kushteve ligjore pas mbylljes së afatit për dorëzimin e shprehjeve të interesit, nën përgjegjësinë e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas përcaktimeve të nenit 105, pikat 2 dhe 4, të këtij ligji, rezultoi se kandidatët që kanë shprehur interesin, për të konkuruar në vendet vakante, plotësojnë kushtet ligjore për të kandiduar si anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë sipas Relacionit nr. 1681/1, datë 22.01.2021.
Njoftohen prokurorët e prokurorive të të gjitha niveleve se mbledhja do të zhvillohet në datën 28.01.2021, në amjentet e “Polit të Drejtësisë”.
Orari i rregjistrimit sipas prokurorive përkatëse dhe procedura e organizimit të votimit dhe mbledhjes gjenden në dokumentin “Për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve dhe procedurën e organizimit të votimit për përzgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP”
Platformat e paraqitura nga kandidatët i gjeni përmes dokumenteve si më poshtë:
1 . Platforma e kandidimit Prokuror Albert Kulici
2 . Platforma e kandidimit Prokuror Eloida Goxhi
3 . Platforma e kandidimit Prokuror Elona Alvora
4 . Platforma e kandidimit Prokuror Moisi Duda
5 . Platforma e kandidimit Prokuror Zeqir Hoda