Njoftime për Shtyp

Pezullime në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë

 
Prokurori i Përgjithshëm urdhëron pezullimin e drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, Pëllumb Prençi dhe oficeri i policisë gjyqësore Hasan Alia
 
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, urdhëroi pezullimin e menjëhershëm nga detyra dhe fillimin e hetimeve ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, Pëllumb Prençi dhe oficerit të policisë gjyqësore, Hasan Alia, të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, bazuar në pamjet e transmetuara mbrëmjen e së martës (26.11.2013) në emisionin “Fiks Fare”, në televizionin Top Channel.
 
Prokurori i Përgjithshëm urdhëroi gjithashtu Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Njësinë Task-Force të kryejë hetime të plota për të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje.
 
Tiranë më 26.11.2013