Njoftime për Shtyp

Prezantohen rekomandimet e Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2022

Sot në Prokurorinë e Përgjithshme u prezantuan rekomandimet e Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2022. Të pranishëm ishin Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, kreu i SPAK, Arben Kraja si dhe drejtuesit e prokurorive në të gjithë vendin.

Gjatë këtij prezantimi, palët theksuan nevojën e bashkëpunimi ndërinstitucional, luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar si dhe forcimin e pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së prokurorëve.

Gjatë takimit, Prokurori i Përgjithshëm, Z. Olsian Çela ra dakord me Ministrin e Drejtësisë, Z. Ulsi Manja për domosdoshmërinë e goditjes së ashpër të fenomeneve kriminale që dëmtojnë mjedisin.
Rekomandimet e Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2022 janë në përputhje me prioritetet e punës së Prokurorisë së Përgjithshme. 

Foto 1nj