Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela merr pjesë në Forumin e tretë të Prokurorëve të Përgjithshëm të Ballkanit

Në Bukuresht, Rumani, u zhvillua në datën 9 nëntor forumi i tretë i Prokurorëve të Përgjithshëm të shteteve të Ballkanit ku mori pjesë edhe Prokurori i Pergjithshëm, Olsian Çela. 

Takimi kishte në fokus prerogativat kontrolluese dhe rolin thelbësor të Prokurorëve të Përgjithshëm në zbatimin uniform të ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik. 

Në fjalën e tij, Prokurori i Përgjithshëm shprehu nevojën për gjetjen e nje ekuilibri mes pavarësisë së prokurorëve dhe performancës së shërbimit të prokurorisë në tërësi, duke theksuar domosdoshmërinë e forcimit të rolit të Prokurorëve të Përgjithshëm si autoriteti i vetëm që mund të sigurojë në mënyrë konstante efiçencën dhe kohezionin e institucionit.

Në takim mori pjesë edhe zv.presidenti i Eurojust Boštjan Škrlec. 

foto rumani1