Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela priti në zyrën e tij Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë Z. Peter Zingraf.

Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela priti në zyrën e tij Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë Z. Peter Zingraf.

Ambasadori gjerman i uroi Z. Olsian Çela suksese në detyrën e tij të rëndësishme. Ndër të tjera ai tha, se Gjermania ka mbështetur gjithmonë reformën në drejtësi dhe do të vijojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen.

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm përmes Parlamentit pas verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë u konsiderua nga ambasadori Z. Peter Zingraf një sukses dhe garanci për zbatimin e mëtejshëm të reformës për drejtësi.

Nga ana e tij Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela e siguroi ambasadorin për intensifikimin e bashkëpunimit të prokurorisë me autoritetet gjermane në luftën ndaj krimit.