Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm Znj. Arta Marku merr pjesë në Konferencën 3-ditore të Kryetarëve të Gjykatave Supreme dhe Prokurorëve të rajonit që po zhvillohet në Mal të Zi

Prokurori i Përgjithshëm Znj. Arta Marku merr pjesë në Konferencën 3-ditore të Kryetarëve të Gjykatave Supreme dhe Prokurorëve të rajonit që po zhvillohet  në Mal të Zi

Prokurori i Përgjithshëm Znj. Arta Marku merr pjesë në Konferencën 3-ditore të Kryetarëve të Gjykatave Supreme dhe Prokurorëve të rajonit që po zhvillohet  në Mal të Zi. Znj. Marku mbajti fjalën e saj mbi mbrojtjen penale juridike dhe mekanizmat e luftës kundër terrorizmit dhe migracioneve të paligjshme.

 Shqipëria ka marrë masat e saj ligjore e teknike për të goditur këdo që synon të bashkohet me terroristët ose që rekruton luftëtarë kundër njerëzve të pafajshëm. Në Shqipëri, nga hetimet e deritanishme, rezulton se personat që i janë bashkuar këtyre formacioneve janë persona me nivel të ulët arsimor dhe vështirësi të mëdha ekonomike. Pra, janë njerëz, të cilët besojnë se duke u bashkuar me terrorin, mund të jetojnë më mirë. Në vende të ndryshme ka arsye të ndryshme se përse individët i bashkohen grupeve të terrorit. Pavarësisht arsyeve, sapo këta individë bashkohen me terroristët, kanë një të përbashkët të frikshme - nga ai moment kthehen në vrasës potencialë.

 Megjithatë, vlen te theksohet e ritheksohet se këto fenomene nuk luftohen nëse shtetet nuk bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Bashkëpunimi duhet te jetë shumë i gjerë dhe jo vetëm për hetimin e çështjeve. Bashkëpunimi duhet te jete i hershem, i vazhdueshëm, me një shkëmbim intensiv informacionesh.

foto malizi b

 

mali zi1b