Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm bisedoi me ambasadoren e Greqisë

Bashkëpunimi në luftë kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve ishte nën vëmendjen e Kryeprokurores znj.Arta Marku dhe ambasadores së Greqisë, Ministres Fuqiplotë Eleni Sourani në takimin e zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme.

Prokurori i Përgjithshëm, znj.Arta Marku garantoi hapësirat e bashkëpunimit për siguri dhe ndjekje penale mes të dy prokurorive.

Prokurori i Përgjithshëm garantoi gjithashtu ndihmë madhore për kryerjen me efikasitet të procesit të “Vetting”-ut dhe në tërësi të reformës në drejtësi.