Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm dhe Ambasadori i OSBE, takim për paketën antikorrupsion

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, diskuton me Ambasadorin e OSBE në Shqipëri, z. Florian Raunig mbi strategjitë e bashkëpunimit


Reforma ligjore dhe paketa antikorrupsion ishin në qendër të diskutimeve të zhvilluara ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla dhe Ambasadorit të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian (OSBE) në Shqipëri, z. Florian Raunig.

Prokurori i Përgjithshëm prezantoi para diplomatit masat e ndërmarra nga ana e institucionit në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në fokus të veçantë gjatë takimit të zhvilluar ditën e Hënë (dt.25.11.2013) ishte edhe bashkëpunimi për reformën anti-trafik dhe për trajtimin e të miturve në çështjet penale.

Dy bashkëbiseduesit shprehën dakordësinë për hartimin dhe zbatimin e strategjive të bashkëpunimit.


Tiranë më 25.11.2013