Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë priti sot në një takim zyrtar Znj. Leyla Moses-Ones, Zëvendës Ambasadore e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Z. Luigi Soreca, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë priti sot në një takim zyrtar Znj. Leyla Moses-Ones, Zëvendës Ambasadore e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Z. Luigi Soreca, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Duke uruar suksese, dy ambasadorët vlerësuan procesin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm dhe formimin e institucioneve të reja si hap mjaft i rëndësishëm në formimin e institucioneve të reja në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi.

E Ngarkuara me Punë Znj.Moses-Ones përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Reformën në Drejtësi dhe rolin e rëndësishëm që institucionet e prokurorisë luajnë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit.

Nga ana e tij, Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela duke vlerësuar asistencën e deritanishme të partnerëve ndërkombëtar shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha institucionet dhe misionet ndërkombëtare gjatë mandatit të tij 7-vjeçar.

 Gjithashtu, Prokurori i Përgjithshëm Z. Çela e vlerësoi kontributin e mëtejshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Delegacionit të Bashkimit Europian si thelbësor në mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë.

Ky ishte takimi i parë me dy përfaqësuesit më të lartë të diplomacisë në vend pas marrjes së detyrës nga Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela.

takim me ambasadoren

takim sorreka

sorreka2