Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, znj.Arta Marku zhvilloi një vizitë pune në Bullgari

Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, znj.Arta Marku zhvilloi një vizitë pune në Bullgari

Prokurorët e Përgjithshëm znj.Arta Marku dhe z.Sotir Tsatsarov firmosën në një ceremoni të veçantë Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Qëllimi i Memorandumit është për t'u kushtuar vëmendje të veçantë përpjekjeve për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut, forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit në luftën kundër krimit, si dhe nevojën për bashkëpunim të efektshëm.

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku u prit gjithashtu nga Ministre e Drejtësisë të Bullgarisë, znj.Tsetska Tsacheva, përfaqësuesi e Këshillit Suprem Gjyqësor z. Boyan Magdalinchev, anëtarë të Kolegjit Prokurorial të Këshillit Suprem Gjyqësor dhe me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese z. Boris Velchev.

marku-bullgari2