Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm merr pjesë në Konferencën e 15-të të rrjetit të Prokurorëve Publikë Evropianë Nadal, çështjet e diskutuara

Prokurori i Përgjithshëm, Z. Olsian Çela, mori pjesë në Konferencën e 15-të të rrjetit të Prokurorëve Publikë Evropiane Nadal, të zhvilluar në Luksemburg nga 26-28 maj.

Në konferencë u diskutuan çështje që lidhen me ruajtjen e të dhënave elektronike dhe impaktin e tyre në legjislacionet kombëtare dhe proceset penale,  bashkëpunimin e Prokurorisë Publike Evropiane me vendet anëtare dhe të treta si dhe rolin e Eurojust në luftën kundër krimit ndërkombëtar.