Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm prezanton 'Raportin përmbledhës mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2023'

Përgjatë vitit 2023 në të gjithë nivelet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm ka vijuar krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 38 % të prokurorëve (rivlerësimi kalimtar). Megjithë problemet e krijuara nga këto mungesa të theksuara në organikë, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë ushtruar me përgjegjësi kompetencat bazuar në kuadrin ligjor në fuqi, rekomandimet e institucioneve kushtetuese dhe ndërkombëtare, si dhe në prioritetet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga procesi i integrimit me Bashkimin Europian.

I.    TREGUESIT KRYESORË SIPAS FAZAVE TË PROCEDIMIT PENAL

1. Treguesit e hetimeve paraprake, pesha dhe tendencat e tyre

Gjatë vitit 2023, në organin e prokurorisë janë trajtuar  55253  materiale kallëzuese që përbën një ulje prej 9,4 % në krahasim me vitin 2022. Janë ndjekur gjithsej 45715 procedime penale, nga të cilat 24095 janë procedime penale të regjistruara, me një ulje  prej 6,2 % në krahasim me vitin 2022 . Janë mbartur 21011 procedime penale me një ulje prej 3,9 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2022. Është vendosur mosfillimi për 9946  referime dhe kallëzime penale.  Vijimin e gjeni ketu...