Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm, takim me ambasadorin britanik Cannon OBE

 
Gjatë takimit u diskutua për modalitetet e vizitës së Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, në datat 8-12 Dhjetor 2013 në Britaninë e Madhe
 

 
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, z.Nicholas  Cannon  OBE, në kuadër të vizitës së pritshme që një delegacion i nivelit të lartë të Prokurorisë së Përgjithshme Shqiptare, kryesuar nga z. Llalla, do të zhvillojë në datat 8-12 Dhjetor 2013
 
Gjatë këtij takimi, dy bashkëbiseduesit prezantuan modalitetet e takimit, në të cilat është parashikuar të zhvillohen bisedime ndërmjet z. Llalla dhe homologut të tij britanik, si edhe me zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë të sistemit të drejtësisë në Britaninë e Madhe.
 
Tiranë më 06.12.2013