Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm, takim me përfaqësues të Komisionit të Venecias

Z. Adriatik Llalla diskuton me zyrtarë të Komisionit të Europian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit mbi forcimin e rolit të institucioneve të pavarura në forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri
 
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla dhe përfaqësues të Komisionit të Europian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit (Komisioni i Venecias) diskutuan mbi forcimin e rolit të institucioneve të pavarura në forcimin e demokracisë në Shqipëri.
Gjatë bisedës së zhvilluar ditën e Enjte (20.02.2014), z. Llalla prezantoi qëndrimin e tij lidhur me ndryshimet e pritshme kushtetuese përsa i përket forcimit të pavarësisë së organit të Prokurorisë së Përgjithshme.
Gjithashtu, në takim u bisedua lidhur me rritjen e transparencës së Këshillit të Prokurorisë, një organ konsultativ i Prokurorit të Përgjithshëm. Në kuadër të rekomandimeve të prezantuara në Progres-Raportin e Komisionit Europian, z. Llalla theksoi se po ndërmerren hapat konkretë për t’i krijuar hapësirat e duhura kësaj strukture që të realizojë transparencë më të plotë në mbledhjet ku diskutohen mbi rekrutimin, ngritjen në detyrë masat disiplinore ndaj prokurorëve.
Komisioni i Venecias, në këtë takim përfaqësohej nga z. Peter Paczolay, President i Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë, Kreu i Delegacionit; z. Sergio Bartole, anëtar i Komisionit të Venecias; dhe z. Schnutz Rudolf DÜRR, Shef i Departamentit të Drejtësise Kushtetuese pranë Komisionit të Venecias.
Komisioni i Venecias, është organizëm këshillues mbi çështjet kushtetuese. I vendosur në 1990, komisioni ka luajtur një rol kryesor në miratimin e kushtetutave që janë konform standardeve të trashëgimisë kushtetuese të Evropës.Fillimisht e konceptua si një mjet për rregullime kushtetuese emergjente, komisioni është shndërruar në një konsulencë ligjore të pavarur i njohur ndërkombëtarisht.Ai kontribuon në përhapjen e trashëgimisë Evropiane kushtetuese, bazuar në vlerat ligjore themelore të kontinentit ndërsa vazhdojnë të sigurojnë “ndihmë të parë kushtetuese” për shtete të veçanta. Komisioni i Venecias luan gjithashtu një rol unik dhe të rëndësishëm   në menaxhimin e krizës dhe parandalimit të konfliktit nëpërmjet ndërtimit të kushtetutës dhe këshillimit.

 Data 20.02.2014