Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm, takim me përfaqësues të Slynn Foundation për forcimin e Krimeve të Rënda

Prokurori i Përgjithshëm, takim me përfaqësues të Slynn Foundation për forcimin e Krimeve të Rënda


Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla zhvilloi një takim të frytshëm për forcimin e strukturës së Krimeve të Rënda, me përfaqësues të Slynn Foundation, një grupim i përbërë nga ish-gjykatës të lartë dhe avokatë të shquar të Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë takim, ku Sir David Latham dhe Sir Henry Brooke shoqëroheshin nga ambasadori britanik në Tiranë, z. Nicholas Cannon, z. Llalla prezantoi aktivitetin e organit të prokurorisë në luftën kundër krimeve të rënda, si edhe bashkëpunimin në kuadër të kësaj strukturë me institucionet e tjera ligjzbatuese në Shqipëri.

Po ashtu, Prokurori i Përgjithshëm vlerësoi maksimalisht angazhimin e qeverisë Britanike për mbështetjen që ofron ndaj institucioneve të drejtësisë shqiptare për forcimin e shtetit ligjor në vendin tonë.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Slynn Foundation i prezantuan Prokurorit të Përgjithshëm prioritetet e projekteve të tyre në Shqipëri dhe siguruan se do të vijojnë të jenë bashkëpunues me të gjithë agjencitë shqiptare për të ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit.

Slynn Foundation është krijuar në vitin 1998 me iniciativën e Sh.T.Z. George Dobry CBE për të përmbushur një nevojë në rritje për këshilla, mbështetje dhe trajnim për juristët e rinj nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Fondacioni ka marrë emrin në nder të zotit Slynn, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në zhvillimin e parimeve dhe praktikave të Ligjit Evropian në kuptimin e saj më të gjerë.

Qëllimi i Fondacionit është të promovojë mirëkuptim më të mirë ndërmjet Britanisë dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindhore dhe për të kontribuar në zhvillimin e veprimit të përbashkët.

 

Data: 27.03.2013