Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm, takime në Belgjikë për kriminalitetin shqiptar

Prokurori i Përgjithshëm, takime në Belgjikë për kriminalitetin shqiptar

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, diskuton me Prokurorin Federal të Mbretërisë së Belgjikës, z. Johan Delmulle për bashkëpunimin konkret ndërmjet dy vendeve

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla ka diskutuar për bashkëpunimin në terma konkretë me homologun e tij të Mbretërisë së Belgjikës, z. Johan Delmulle gjatë një takimi dy-ditor (18-19 Nëntor 2013) të zhvilluar në Bruksel.

Në qendër të bisedimeve intensive ishte lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, si edhe shkëmbimi i eksperiencave të të dy vendeve. Po ashtu, z. Llalla dhe kryeprokurori federal, Delmulle shprehën vullnetin e përbashkët për rikonfirmimin e Marrëveshjes së Përbashkët ndërmjet dy strukturave, nënshkruar në vitin 2011, lidhur me hetimin, gjykimin e krimeve që përfshijne dy vendet tona dhe sidomos lufta kundër pasurive të paligjshme dhe aseteve të krijuara nga keto vepra penale.

Në kuadër të kësaj vizite, Prokurori i Përgjithshëm zhvilloi takime edhe me zyrtarë të lartë të hetimit në Liezh dhe Bryzh, në të cilat u diskutua mbi problematikën kriminale që paraqesin e persona të ndryshëm me shtetësi shqiptare.

Tiranë më 19.11.2013