Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm takon Ambasadorin e BE në Shqipëri


Prokurori i Përgjithshëm takon Ambasadorin e BE në Shqipëri


Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, priti në një takim të veçantë Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadorin Ettore Sequi.

Në takim, z. Llalla falenderoi diplomatin z. Sequi, për mbështetjen që i është ofruar organit të prokurorisë nga Bashkimi Evropian për forcimin e kapaciteteve hetuese dhe për përmirësimin e kuadrit ligjor.

Duke u ndalur në prioritetet e mandatit të tij, z. Llalla siguroi zotin Sequi se Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm do të angazhohet maksimalisht për të forcuar besimin e publikut tek institucioni i akuzës, duke u fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Z. Sequi, i cili zhvilloi takimin e parë zyrtar me Prokurorin e Përgjithshëm, ofroi garanci të plotë dhe mbështetje të Bashkimit Evropian për realizimin e objektivave prioritarë të institucionit të akuzës, në kuadër të forcimin të shtetit ligjor në Shqipëri.

 

Data 11.02.2013