Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm takon Kryetarin e Gjykatës së Lartë, z. Xhezair Zaganjori

Prokurori i Përgjithshëm takon Kryetarin e Gjykatës së Lartë, z. Xhezair Zaganjori

Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku priti në një takim Kryetarin e Gjykatës së Lartë, z. Xhezair Zaganjori.

Zonja Marku e vlerësoi shumë të rëndësishëm bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, e lidhur kjo edhe me parashikimet e reja ligjore të Reformës në Drejtësi.

Në bazë të paketës së re ligjore, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme marrin një rol të rëndësishëm në konsolidimin e praktikës gjyqësore penale.

Zonja Marku u shpreh në takimin e zhvilluar ditën e sotme (e Enjte, dt. 04.01.2018) se Prokuroria e Përgjithshme do të angazhojë të gjithë resurset, burimet njerëzore dhe ekspertizën e saj për të kontribuuar në standartizimin e praktikës së hetimit.

Në këtë mënyrë, për zonjën Marku, institucioni i Prokurorisë do të japë kontributin për përmirësimin e dhënies së drejtësisë për qytetarët shqiptarë.

Nga ana e tij, Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Zaganjori shprehu mbështetjen e tij për institucionin e Prokurorisë dhe garantoi se bashkëpunimi do të vijojë të forcohet, në zbatim të Reformës në Drejtësi.