Njoftime për Shtyp
Prokurori i Përgjithshëm takon ambasadorin Italian
Prokurori i Përgjithshëm takon ambasadorin Italian
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Shqipëri, z. Massimo Gaiani, i cili ishte i shoqëruar nga Drejtuesja e Interforza, znj. Anna Poggi. Z. Llalla prezantoi prioritetet e punës së tij në krye të Prokurorisë, si edhe siguroi për impenjimin e tij në bashkëpunimin me drejtësinë italiane për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.
Ambasadori italian, z. Gaiani, uroi Prokurorin e Përgjithshëm për marrjen e detyrës, si edhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionin e prokurorisë.