Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm takon ambasadorin britanik në Tiranë

Prokurori i Përgjithshëm takon ambasadorin  britanik në Tiranë

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, priti në një takim kortezie Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, z. Nicholas Cannon Obe. Në takimin e zhvilluar ditën e mërkurë, (19.12.2012), Prokurori i Përgjithshëm falenderoi diplomatin anglez për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë institucioneve shqiptare të drejtësisë, si edhe e siguroi z. Obe se do të vijojë bashkëpunimi i ngushtë për goditjen e krimit shqiptar që operon në Britaninë e Madhe.

Ambasadori Obe, nga ana e tij, uroi Prokurorin e Përgjithshëm, z. Llalla për zgjedhjen në detyrë, si edhe ofroi mbështetjen për aktivitetin institucional për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

 

Data: 19.12.2012