Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm takon homologun nga Republika e Kosovës

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, diskutoi me homologun e tij të Republikës së Kosovës, z. Aleksandër Lumezi, lidhur me forcimin e bashkëpunimit për hetimin e krimeve ndërkufitare.

Në një takim të zhvilluar në Tiranë, z. Llalla njohu Prokurorin e Shtetit të Kosovës mbi ecurinë e deritanishme të institucionit, si edhe me sfidat për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Dy bashkëbiseduesit ndanë qëndrimin e njëjtë se është shumë i nevojshëm bashkëpunimi në kohë reale ndërmjet dy strukturave, për të rritur forcën goditëse ndaj elementëve kriminalë.
Homologët kosovarë shprehën interesin mbi mënyrën e funksionimit të metodave speciale të hetimit, si një mjet efikas për kërkimin e provës.

Në vijim, dy drejtuesit diskutuan edhe për koordinimin e mëtejshëm të hetimeve të përbashkëta lidhur me trafiqet e paligjshme.