Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm takon homologun spanjoll, bashkëpunim në hetimet e përbashkëta dhe ato financiare

Ditën e premte u zhvillua në ambjentet e Prokurorisë së Përgjithshme një takim mes Prokurorit të Përgjithshëm, Z. Olsian Çela dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Spanjës, Z. Alvaro Garcia Ortiz. 

Takimi u fokusua në ecurinë e deritanishme të bashkëpunimit, që u vlerësua pozitivisht, si dhe nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të tij në kuadër të hetimeve të përbashkëta, hetimeve financiare dhe ekzekutimit të shpejtë të letërporosive përmes kontakteve të drejtpërdrejta. 

Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Z. Alvaro Zenedo Zalba.