Njoftime për Shtyp
Prokurori i Përgjithshëm takon përfaqësuesit e OPDAT-it
Prokurori i Përgjithshëm takon përfaqësuesit e OPDAT-it
Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Zyrës së OPDAT-it të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ku u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe ndihmën e ndërsjelltë në realizimin e procesit të Vetingut në radhët e sistemit të drejtësisë.
Në takimin e zhvilluar ditën e sotme (e Enjte, dt. 04.01.2018) në Prokurorinë e Përgjithshme, OPDAT-i përfaqësohej nga z. Jon Smibert, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në hartimin e paketës së Reformës në Drejtësi në Shqipëri.
Zonja Marku shprehu vlerësimet për takimet periodike të Zyrës së OPDAT me Prokurorinë e Përgjithshme, për të përshpejtuar procesin e Vetingut.
Prokurori i Përgjithshëm shprehu garancitë se do të kontribuojë maksimalisht që procesi më i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi në Shqipëri të realizohet në një kohë sa më të shpejtë dhe me efikasitet.