Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku mori pjesë në Forumin e TAIEX-it në Lisbonë

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku mori pjesë në Forumin e TAIEX-it në Lisbonë

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku mori pjesë në Forumin e 19-të Ndërkombëtar për Ndjekjen e Krimit të Organizuar Ndërkufitar në datat 2-4 tetor në Lisbonë.

Qëllimi i Forumit ishte bashkimi i forcave të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Prokurorëve të Lartë të vendeve anëtare si dhe partnerëve fqinjë të BE-së në luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar në lidhje me trafikimin dhe kontrabandimin e emigrantëve, drogës, armëve të zjarrit dhe terrorizmit.

Në forum u paraqitën praktikat në hetimin dhe ndjekjen e llojeve të ndryshme të krimit të organizuar në bashkëpunim me vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Forumi u organizua nga në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Portugalisë dhe Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Saksonisë në Gjermani si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë të Portugalisë.

Të pranishëm ishin 132 prokurorë nga Portugalia, Shqipëria, Algjeria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Egjipti, Gjeorgjia, Libani, Moldavia, Mali i Zi, Maroku, Palestina, Serbia, Tunizia, Turqia, Ukraina dhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.