Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku priti Ambasadoren e Gjermanisë, znj.Susanne Schütz

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku priti Ambasadoren e Gjermanisë, znj.Susanne Schütz

Rezultatet konkrete nga reforma në Drejtësi si dhe nga procesi i “Vetting”-ut, ishin temë e bisedës mes Kryeprokurores znj.Arta Marku dhe Ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë znj.Susanne Schütz

Bashkëbisedueset u pajtuan për mbështetjen e të gjithë faktorëve për të mundësuar përfundimin me sukses të të dy zhvillimeve reformuese të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.