Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku priti Ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku priti Ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku priti në takim kortezie Ambasadorin Luigi Soreca, Shefi i ri i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Kryeprokurorja Marku dhe ambasadori Soreca shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me Delegacionin dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian në luftë kundër veprimtarive kriminale.

Bashkëbiseduesit vlerësuan gjithashtu rezultatet konkrete të procesit të “Vetting”-ut si dhe për forcimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi.