Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm, znj.Arta Marku priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, z. Duncan Norman

Prokurori i Përgjithshëm, znj.Arta Marku priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, z. Duncan Norman

Ambasadori u shoqërua nga znj. Marion Langford, drejtuese e Prokurorisë Ligjore në Ambasadën Britanike. Znj.Marku garantoi vendosmërinë në luftë kundër krimit dhe një bashkëpunim të ngushtë midis agjencive ligjzbatuese të dy vendeve. Ambasadori Norman nga ana e tij, ofroi  ndihmën e ndërsjellë ligjore të Mbretërisë së Bashkuar.