Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku priti ministrin e Drejtësisë të Holandës, z.Ferdinand Grapperhaus

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku priti ministrin e Drejtësisë të Holandës, z.Ferdinand Grapperhaus

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku priti ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë së Mbretërisë së Holandës, z.Ferdinand Grapperhaus.

Bashkëbiseduesit vlerësuan rezultatet konkrete të procesit të “Vetting”-ut si dhe zbatimin tërësor të reformës në drejtësi.

Zonja Marku dhe ministri Grapperhaus shprehën gjithashtu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe në shkallë më të lartë në luftë kundër veprimtarive kriminale.