Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku takoi në zyrën e saj, Zëvendës Presidentin e Eurojust z. Filippo Spiezia

Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku takoi në zyrën e saj, Zëvendës Presidentin e Eurojust z. Filippo Spiezia
 
 Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e ardhshëm Gjyqësor me shtetet anëtare të BE.  Prokurori i Përgjithshëm  znj Arta Marku e njohu   Zëvendës Presidentin e Eurojust Z.Filippo Spiezia me zhvillimet e fundit të Shqipërisë dhe gjendjen aktuale të saj nën dritën e reformës për drejtësi.

Zëvendës Presidenti i Eurojust Filippo Spiezia nga ana e tij vlerësoi bashkëpunimin me drejtësine shqiptare, i cili është reflektuar në rritjen e çështjeve dhe përmirësimin e aftësive operacionale ndërmjet vendeve të BE. Ai i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm znj. Marku   të vazhdonte përpjekjet e saj   për funksionimin e marrëveshjes deri në Dhjetor 2019. 

Ky takim i organizuar nga PAMECA vjen pas marrëveshjes së   nënshkruar në 5 Tetor 2018 me Eurojust,  për përmirësimin e bashkëpunimit gjyqësor, për lehtësiminin dhe bashkërendimin e hetimeve dhe ndjekjeve penale ndërmjet Shqipërisë dhe një apo më shumë shteteve anëtare të BE-së për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.