Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm, znj.Arta Marku u takua me përfaqësues të medias

Prokurori i Përgjithshëm, znj.Arta Marku bisedoi sot me përfaqësues të mediave vendase dhe ndërkombëtare në Tiranë. 
Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i disa pikëpamjeve me gazetarët si hallka thelbësore në marrëdhëniet mes Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorit të Përgjithshëm, znj.Arta Marku dhe mediave.
 
Prokuroria e Përgjithshme garanton qenien institucion i hapur dhe i lirshëm dhe Kryeprokurori, respekt për punën e gazetarëve. 
Misioni ynë është i përbashkët ndonëse kalon në rrugë të ndryshme:
 
Prokuroria për të luftuar krimin në tërësi, krimin e organizuar, trafiqet dhe korrupsionin dhe media për shpalosur jo vetëm mangësitë dhe problematikat, por edhe përpjekjet në luftë kundër të gjitha formave të veprimtarive kriminale dhe paligjshmërisë.
 
Bashkëpunimi me median dhe qartazi përmes saj me publikun, është aleat i prokurorisë.
Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku ofron përkushtim që, në bashkërendim me stafin të krijojë hapësirat më të mëdha për të lehtësuar punën e medias jo vetëm si detyrim ligjor, por dhe si detyrim moral në jetën demokratike të një vendi.
 
Padyshim që reforma në Drejtësi, tërësia e ligjeve dhe akteve mbeten përparësi e punës së prokurorisë në qendër dhe në rrethe.