Njoftime për Shtyp

Prokuroria Shqiptare, “bashkëpunim shumë të mirë” me autoritetet gjermane

Prokuroria Shqiptare, “bashkëpunim shumë të mirë” me autoritetet gjermane

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla dhe Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, z. Hellmut Hoffman e vlerësuan shumë të mirë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona në fushën e drejtësisë.
Gjatë një takimi, të zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme ditën e Mërkurë (dt.12.03.2014), z. Llalla shprehu vlerësimet për mbështetjen që i është ofruar institucionit nga ana e Gjermanisë në kuadër të luftës kundër kriminalitetit.
Prokurori i Përgjithshëm theksoi se, bazuar në komunikimet ndërinstitucionale, rezulton një ulje e kriminalitetit shqiptar në Gjermani.
Megjithatë, z. Llalla mirëkupton shqetësimin e autoriteteve gjermane lidhur me kërkesat për azil nga ana e qytetarëve shqiptarë, të cilat dyshohet se bazohen në dokumenta të fallsifikuara në Shqipëri. Për këtë arsye, Prokurori i Përgjithshëm i shprehu diplomatit gjerman angazhimin e institucionit për hetimin dhe dërgimin në gjykim të çdo rasti të dyshuar për hartimin e dokumentave fallso nga shtetas shqiptarë, me qëllim prezantimin e tyre pranë zyrave gjermane të emigracionit.
Gjatë diskutimit, z. Llalla i prezantoi ambasadorit Hoffman masat e marra nga ana e organit të prokurorisë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Data 12.03.2014