Njoftime për Shtyp

Prokuroria e Durrësit, “arrest me bug” për drejtorin e Burgut

Prokuroria e Durrësit ka nxjerrë urdhër arresti për drejtorin dhe juristin e burgut të Durrësit, konkretisht Astrit Kotaj dhe Teodor Labi, të dyshuar për veprën penale të “Shpëredorimit të detyrës” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”, në vijim të hetimit të nisur kryesisht për lirimin me kusht të të dënuarit Lulëzim Berisha.

Urdhërat e Prokurorisë janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, vendosur ndaj dy zyrtarëve nga ana e Gjykatës.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, rezulton se Drejtori i Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (burgut) dhe juristi i këtij institucioni, kanë llogaritur në mënyrë të kundërligjshme kohën e qëndrimit të burgim të të dënuarit Lulëzim Berisha.

Në bazë të shqyrtimit të dosjeve përkatëse të burgut Durrës, Prokuroria ka arritur në konkluzionin se të dënuarit Lulëzim Berisha duhej të kryente edhe të paktën 2 vjet e 7 muaj burgim, para se të mund të përfitonte nga parashikimet ligjore për lirimin me kusht.

Prokuroria e Durrësit ka krijuar dyshime të arsyeshme se zyrtarët Teodor Labi dhe Astrit Kote, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementet e veprave penale te "Shpërdorimi i detyres" dhe "Falsifikimi i dokumentave" të parashikuara nga nenet 186/3 dhe 248 të K.Penal.

Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit po vijon hetimin lidhur me të tjerë persona të përfshirë në këtë çështje.