Njoftime për Shtyp

Prokuroria e Gjirokastrës dërgon për gjykim 38 shtetas nga Lazarati

Dërgohen për gjykim pjesa e dytë e shtetasve të akuzuar për kultivim dhe trafikim lëndësh narkotike, si edhe për organizim në tubime të paligjshme dhe kundërshtim të forcave të policisë. Numri i personave të dërguar për gjykim arrin në 56, ndërkohë që vijojnë hetime për shtetas të tjerë


Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën për 38 persona nga zona e Lazaratit, nga të cilët 27 për veprat penale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të identifikuar gjatë ndërhyrjes në këtë zonë në qershor 2014. 
Ndërsa 11 prej tyre akuzohen për veprat penale të organizimit e pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme dhe të kundërshtimit të forcave të policisë në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur në Tetor 2014.
Nga totali i këtyre personave të marrë të pandehur, 28 shtetas janë hetuar me masën e sigurisë “arrest me burg” nga të cilët 17 në mungesë; 1 shtetas nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, 3 me “detyrim paraqitje” dhe 6 janë hetuar në gjendje të lirë.

Më konkretisht, Prokuroria e Gjirokastrës dërgon për gjykim shtetasit, për veprat si më poshtë:
Për veprat penale “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikëve…”; dhe/ose “Kultivimi i bimëve narkotike…”; dhe/ose “Prodhimi dhe mbajtja e armëve luftarake…”


 I pandehur                          Hetuar me masë sigurie

1. Kujtim Gjolleshi                  Arrest me Burg në Mungesë
2. Alim Allaci                          Arrest me Burg në Mungesë
3. Ali Basha                           Arrest me Burg në Mungesë
4. Altin Shurdhi                      Arrest me Burg në Mungesë
5. Afo Rabaj                          Hetuar në gjendje të lirë
6. Perparim Buci                    Masë Detyrim Paraqitje
7. Myrteza Llakatura              Arrest me Burg
8. Sigurim Mahmutaj             Arrest me Burg në Mungesë
9. Vullnet Buci                       Arrest me Burg në Mungesë
10. Alim Basho                      Arrest me Burg
11. Hamza Gaba                   Hetuar në gjendje të lirë
12. Maridon Selimi                 Arrest me Burg
13. Shyqyrie Bejo                  Hetuar në gjendje të lirë
14. Nebi Birbili                       Arrest me Burg në Mungesë
15. Ramiz Toto                      Masë Detyrim Paraqitje
16. Nefo Shurdhi                   Hetuar në gjendje të lirë
17. Kreshnik Gerveshi           Arrest me Burg
18. Sali Gjolleshi                   Arrest me Burg në Mungesë
19. Teno Buci                        Arrest me Burg në Mungesë
20. Zenel Shurdhi                 Arrest me Burg
21. Tatjana Kasmahu            Hetuar në gjendje të lirë
22. Ylli Gerveshi                   Arrest me Burg në Mungesë
23. Arsen Derxho                 Arrest me Burg në Mungesë
24. Vangjel Tule                   Arrest me Burg
25. Sulo Toto                       Arrest me Burg në Mungesë
26. Hysenj Celo                   Arrest me Burg
27. Alfred Proko                  Arrest me Burg në Mungesë.

Për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme….”; “Kundërshtimit i forcave të policisë….” në bashkëpunim; dhe “Shkatërrimit të pronës”, janë dërguar për gjykim shtetasit si më poshtë:

I Pandehur                          Hetuar me masë sigurie
1. Kanan Cako                    Arrest me Burg në Mungesë
2. Xhuliano Nuri                  Arrest me Burg
3. Elton Gerveshi                Arrest me Burg
4. Caush Kociu                   Arrest me Burg
5. Viktor Aliko                    Arrest me Burg në Mungesë
6. Marjana Mahmutaj          Arrest me Burg në Mungesë
7. Natasha Mahmutaj          Arrest në Shtëpi
8. Arnold Bocia                   Arrest me Burg në Mungesë
9. Altin Bejko                     Masë Detyrim Paraqitje
10. Gurim Toto                   Arrest me Burg
11. Iliaz Buci                      Hetuar në gjendje të lirë

Ky grup personash është i dyti që dërgohet për gjykim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pas ndërhyrjes për goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në zonën e Lazaratit, në qershor 2014.
Në fund të Tetorit 2014, Prokuroria e Gjirokastrës dërgoi për gjykim grupin e parë me 18 persona, ndërkohë që po vijon hetimi dhe shumë shpejt pritet të dërgohen për gjykim edhe pjesa tjetër e shtetasve nga Lazarati, të akuzuar për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.