Njoftime për Shtyp

Prokuroria e Kurbinit, sekuestro për 4 apartamente dhe 5 automjete

Prokuroria e Kurbinit ka vendosur sekuestron për 4 pasuri të paluajtshme dhe 5 automjete, në vijim të hetimit për dy procedime penale të regjistruara për “Pastrim të produkteve të veprës penale:.
Këto procedime kanë nisur në bazë të informacionit të përcjellë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë.

Në bazë të hetimeve të deritanishme të Prokurorisë së Kurbinit, ka rezultuar se:

Shtetasi V.H figuron i regjistruar si person me precedent kriminal më datën 23.03.2004, për tendencën kriminale “Shfrytëzim i prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i K.Penal, me status aktiv. Në ngarkim të këtij shtetasi ka të dhëna se kryen aktivitetin kriminal të shfrytëzimit të femrave për qëllime prostitucioni. Aktivitetin kriminal ky shtetas e kryen në Milano, Itali.

Nga të dhënat e siguruara nga Policia Gjyqësore, në emër të këtij shtetasi dhe familjarëve të tij rezultonte disa pasuri, të cilat dyshohet se nuk justifikohet me burime të ligjshme.
Për këtë arsye, në vijim të veprimeve hetimore, Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar nga gjykata sekuestron e disa pasurive, kërkesë e cila është pranuar, për pasuritë si vijon;

Pasuri të paluajtshme:
1-Pasuria”Truall + Godinë shërbimesh 3 kate, Bar Restorant lokal,  me sipërfaqe totale 630 m2, regjistruar në ZVRPP Lezhë. 
2-Pasuria”Pemëtore”, regjistruar në ZVRPP Kurbin.
3-Apartament 1+1, i ndodhet ne rrugen ”Ndre Mjeda” Tirane,.
 
Automjetet:
• Automjeti i markës “DAIMLER CHRYSLER”, blerë më datën 01.02.2017
• Automjeti i markës “Porsche”, model Cayenne, tip 9P, blerë më datën 24.11.2016
• Automjeti i markës “MASERATI”, blerë më datën 02.12.2016
• Automjeti i markes Daimler Crysler, per te cilin eshte bere ndryshimi i pronesise me daten 05.05.2016
• Automjeti i markes Daimler Crysler, per te cilin eshte ndryshuar pronesia me daten 31.05.2016

Gjithashtu, Prokuroria e Kurbinit ka zhvilluar hetim pasuror ndaj shtetasit GJ.GJ., i cili është arrestuar nga autoritetet spanjolle në vitin 2016, në kuadër të goditjes së një grupi kriminal i përfshirë në vjedhje në atë vend.

Nga të dhënat e siguruara prej hetimit të Prokurorisë së Kurbinit, rezulton se shtetasi Gj.Gj. rezulton pronar i një apartamenti në Kashar, Tiranë, i blerë në shumën 38 mijë euro, shumë e cila nuk justifikohet me burime të ligjshme.
Në këto kushte, Prokuroria e Kurbinit kërkoi nga gjykata vendosjen e sekuestros për këtë pasuri, kërkesë e cila u pranua.