Njoftime për Shtyp

Prokuroria e Përgjithshme dhe EU4LEA organizojnë tryezën “Bashkëpunimi ndërkombëtar, arritjet, sfidat dhe shkëmbimin e praktikave më të mira”

Prokuroria e Përgjithshme me mbështetjen e projektit EU4LEA, organizoi takimin mes prokurorëve dhe oficerëve shqiptarë dhe homologëve të tyre të huaj, të atashuar pranë ambasadave të huaja në Shqipëri.
 
Takimi kishte në fokus bashkëpunimin ndërkombëtar gjyqësor, duke u përqendruar në sukseset e arritura, sfidat dhe praktikat më të mira të shkëmbyera mes autoriteteve tona. 

Një vëmendje e veçantë ju kushtua dhe koordinimit të punës mes Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Interpolit në drejtim të rritjes së performacës së përbashkët në këtë fushë.

Nga ana e Drejtoreshës për Marrëdhëniet Juridiksionale me Jashtë, znj. Pranvera Pustina u ndanë rezultatet e punës nga janari deri në nëntor 2023, ku rezultojnë në total 2391 praktika, prej të cilave 148 raste ekstradimi nga jashtë drejt Shqipërisë, 96 raste ekstradimi nga Shqipëria për jashtë, 397 letërporosi nga jashtë drejt Shqipërisë, 447 letërporosi nga Shqipëria drejt vendeve te tjera, 172 praktika shpallje në kërkim ndërkombëtar dhe 91 praktika heqje nga kërkimi ndërkombëtar dhe 43 hetimi pasuror. 

Tryeza 1

Tryeza 2

Tryeza 4-1