Njoftime për Shtyp

Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal për kontrata lobimi

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin kryesisht për veprat penale të parashikuara në nenet 190 dhe 257/a të Kodit Penal, në vijim të publikimeve mediatike mbi kontrata lobimi të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë.

Prokuroria e Tiranës është vënë në dijeni nga media për disa të dhëna, të cilat, u vlerësua se përbëjnë interes për nisjen e hetimit.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Tiranës ka nisur kryerjen e veprimeve të nevojshme proceduriale.