Njoftime për Shtyp

Prokuroria për Krime të Rënda, sekuestro pasurive të biznesmenit N.J.

Prokuroria për Krime të Rënda ka urdhëruar sekuestrin e 13 pasurive të paluajtshme, të përbëra nga apartamente, toka dhe troje, të regjistruara në emër të shtetasit N.J., i dyshuar nga autoritetet e Spanjës si person i përfshirë në një rrjet trafiku ndërkombëtar narkotikësh.

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin pasuror ndaj të këtij shtetasi, në bazë të ligjit “Antimafia”, referuar informacionit të përcjellë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Në bazë të këtij informacioni, i cili i është përcjellë nga autoritetet spanjolle, shtetasi N.J. është i dyshuar për “Pjesëmarrje në grupe kriminale të trafikimit të narkotikëve”(heroinë, morfinë, opium) parashikuar nga neni 369 i Kodit Penal Spanjoll.

Nga verifikimet e kryera nga policia gjyqësore rezulton se në emër të këtij personi dhe familjarëve të tij, janë identifikuar disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Nga sa më sipër, ekzistojnë të dhëna se shtetasi N.J. është subjekt i hetimit pasuror sipas ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Në bazë të veprimeve proceduriale të kryera nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se në emër të shtetasit N.J., janë disa pasuri, të cilat dyshohet se janë krijuar me burime të pajustifikuara financiare. Për këtë arsye, Prokuroria kërkoi nga Gjykata për Krime të Rënda vendosjen e sekuestros, e cila u pranua, për pasuritë si më poshtë:

Apartament në  Tiranë, blerë më 27.11.2014
Pasuria e paluajtshme në Tiranë, blerë në dt. 08.01.2013, në vlerën 202.000 (dyqind e dy mijë) euro.
Pasuria e paluajtshme në Tiranë, blerë në datë 08.01.2013 në vlerën 82.000 (tetëdhjetë dy mijë) euro.
Pasuria e paluajtshme  në Tiranë, blerë më datë 08.01.2013, në vlerën 196.000 (njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) euro.
• Pasuria e paluajtshme në Tiranë, blerë me kontratë datë 09.12.2014
• Pasuria e paluajtshme në Tiranë, blerë më datë 09.12.2014,
• Pasuria tokë kullotë me sipërfaqe 2000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “AMALLOL”, Himarë Vlorë,  blerë më datë 28.08.2013. Çmimi i blerjes 400.000 (katërqind mijë) lek.
• Pasuria tokë kullotë me sipërfaqe 2000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “AMALLOL”, Himarë Vlorë,  blerë më datë 28.08.2013. Çmimi i blerjes 400.000 (katërqind mijë) lek;
• Pasuria tokë kullotë dhe pyll me sipërfaqe 10000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë-Vlorë,  blerë më datë 27.08.2013. Çmimi i blerjes 2.270.000 (dymilion e dyqind e shtatëdhjetë mijë) lekë.
• Pasuria tokë ulli me sipërfaqe 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “LERA”, Himarë Vlorë,  blerë më datë 16.10.2013. Çmimi i blerjes 1.100.000 (njëmilion e njëqind mijë) lek.
• Pasuria tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në vendin e quajtur “PALERMO”, Himarë,  blerë më datë 19.10.2013. Çmimi i blerjes 3.000.000 lek (tremilion) lek.
• Pasuria tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë-Vlorë, blerë më dt. 26.10.2013. Çmim i  blerjes 993 625  (nëntëqind e nëntë dhjetë e tre mijë e gjashtëqind e njëzetë e pesë) lekë.
• Pasuria apartament me sipërfaqe 61 m2, e ndodhur në rrugën “Jeronim DE Rada” Vlorë.