Njoftime për Shtyp

Prokuroria, rol të shtuar për përmirësimin e performancës së drejtësisë


Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, zhvillon takim me përfaqësuesit e Projektit të BE-KE për të Rritur efiçencën e Sistemit të Drejtësisë Shqiptare (CEPEJ), në përputhje me standardet Evropiane. 
 
 
Prokuroria Shqiptare do të intensifikojë rolin e saj për përmirësimin e performancës së sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke angazhuar burimet e saj njerëzore dhe logjistike në këtë drejtim.
 
Këtë pohim, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, e shprehur gjatë një takimi të zhvilluar ditën e Hënë (dt. 27.01.2014) me përfaqësues të Projektit të BE-KE për të Rritur efiçencën e Sistemit të Drejtësisë Shqiptare (CEPEJ), në përputhje me standardet Evropiane. 
 
Në takimin e organizuar në Tiranë ishin të pranishëm përgjegjësi i Projektit dhe Koordinatori i Projektit CEPEJ,  z. Jacques Buehler, Zëv. Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Federale e Zvicrës dhe menaxheret e projektit, znj. Sophio Gelashvili e znj. Tea Jaliashvili.
 
Përfaqësuesit e projektit i prezantuan Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë objektivin e tyre, i cili synon të përmirësojnë efiçencën dhe cilësinë e shërbimit publik të drejtësisë që i ofrohet qytetarëve shqiptarë nga sistemi i gjykatave në përputhje me standardet evropiane.
 
Gjithashtu, ekspertët e projektit u interesuan për ngarkesën e çështjeve me të cilën përballet organi i prokurorisë dhe volumin që më tej i përcillen gjykatës. Këto të dhëna do të përdoren nga menaxherët lokalë të CEPEJ për analizimin e situatës, me qëllim implementimin më të plotë të projektit të tyre për rritjen e efiçenës së sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

Data 27.01.2014