Njoftime për Shtyp

Prokurorit të Përgjithshëm iu përcollën Rekomandimet Prioritare të Këshillit të Ministrave për Luftën Kundër Kriminalitetit për vitin 2019

Prokurorit të Përgjithshëm iu përcollën Rekomandimet Prioritare të Këshillit të Ministrave për Luftën Kundër Kriminalitetit për vitin 2019

Sot, më datë, 13 Maj 2019, në Prokurorinë e Përgjithshme u organizua mbledhja e përbashkët për miratimin e rekomandimeve nga Këshilli i Ministrave. Në takim morën pjesë Kryeprokurori i Përgjithshëm znj Arta Marku, ministrja e Drejtësisë znj. Etilda Gjoni, drejtues të prokurorive të të gjitha shkallëve  si dhe përfaqësues të KLP.

Ministrja i dorëzoi Kryeprokurores një raport të Këshillit të Ministrave ku janë renditur rekomandimet për ecurinë e Reformës në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër kriminalitetit. Kryeprokuroria Arta Marku në fjalën e saj  theksoi, ndër të tjera se:

“Rekomandimet ishin mjaft të qarta dhe reflektojnë në të vërtetë prioritetet që duhet të kemi në luftën kundër kriminalitetit”.

Në këtë takim, Prokurori i Përgjithshëm, ju kërkoi drejtuesve të prokurorive që të zbatojnë këto rekomandime dhe të dokumentojnë masat e marra në zbatim të tyre, pasi është një informacion që i kërkohet periodikisht Prokurorit të Përgjithshëm nëpërmjet Ministrit të Drejtësisë si dhe të vlerësojnë me seriozitet situatën në të cilën ushtrojnë aktivitetin në rrethet përkatëse, duke vlerësuar në kohën e duhur informacionet që serviren nga Agjencitë Ligjzbatuese, duke i analizuar këto informacione, në bashkëpunim të ngushtë edhe me Policinë e Shtetit.

Fjala e hapjes së Prokurorit të Përgjithshëm znj. Arta Marku në prezantimin e Rekomandimeve të Këshillit të Ministrave

Fjala e mbylljes së Prokurorit të Përgjithshëm znj. Arta Marku në prezantimin e Rekomandimeve të Këshillit të Ministrave