Njoftime për Shtyp

Prokurorja e Përgjithshme znj.Arta Marku caktoi përkohësisht znj. Donika Prela në krye të Prokurorisë për Krime të Rënda

Prokurorja e Përgjithshme znj.Arta Marku caktoi përkohësisht znj. Donika Prela në krye të Prokurorisë për Krime të Rënda

Prokurorja e Përgjithshme znj.Arta Marku me urdhërin nr.136, dt. 9 maj 2018 vendosi largimin nga detyra të Drejtuesit të Prokurorisë për Krime të Rënda, z.Besim Hajdaramataj, i cili mbetet prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Prokurorja e Përgjithshme znj.Arta Marku njofton caktimin e znj. Donika Prela si kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda.

Ky ndryshim ka për qëllim përshpejtimin e hetimeve të çështjeve sensitive që ka Prokuroria për Krime të Rënda.
 
Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë.
 
Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku.

Ndërkaq, po në datën 9 maj, me urdhërin nr.138, znj.Anita Jella u caktua përkohësisht Drejtuese në Prokurorinë e Durrësit.

 

Donika Prela    CV

Anita Jella       CV