Njoftime për Shtyp

Shoqata Ndërkombëtare e Prokurorëve: Konferenca e Tiranës, organizimi i jashtëzakonshëm

Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve (IAP), z. Gerhard Jarosch shpreh vlerësimin “për organizimin e jashtëzakonshëm dhe shumë profesional të Konferencës së 16-të Rajonale Europiane të mbajtur në Tiranë, Shqipëri dy javë më parë”.

Në një letër falenderimi, dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, zotit Adriatik Llalla, Presidenti i IAP, z. Jarosch shpreh falenderimet e tij “të përzemërta për organizimin e këtij eventi”.
Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë, në kuadër të anëtarësimit të saj në Shoqatën Ndërkombëtare të Prokurorëve, për herë të parë në historikun e saj, organizoi në datat 23-24 Maj 2017 një konferencë ndërkombëtare, me pjesëmarrjen e prokurorëve të përgjithshëm, si edhe drejtuesve të lartë të prokurorive nga shumë vende të Europës.

Lektorët në Konferencën e Tiranës diskutuan mbi “Qasjet e reja hetimore ndaj organizatave kriminale që përdorin internetin”.
Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve, z. Gerhard Jarosch, krahas vlerësimeve që prezantoi gjatë Konferencës, në dt. 07.06.2017, ka dërguar zyrtarisht edhe një letër falenderimi në adresë të Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë. Teksti i plotë i letrës së falenderimit është më poshtë:

I nderuar Adriatik Llalla

Mendoj se, ashtu si ju, kam marrë shumë komente vlerësuese për organizimin e jashtëzakonshëm dhe shumë profesional të Konferencës së 16-të Rajonale Europiane të mbajtur në Tiranë, Shqipëri dy javë më parë. Gjithashtu edhe unë dëshiroj të shtoj vlerësimin tim. Si President i IAP është një nder për mua t´ju falenderoj përzemërsisht ju dhe të gjithë stafin tuaj për oganizimin e këtij eventi.
Ambjenti i zgjedhur ishte i shkëlqyer duke e bërë qëndrimin tonë shumë komod. Jam i vetëdijshëm se pas planifikimit, koordinimit dhe aplikimit personal me një rezultat kaq të shkëlqyer, fshihet shumë punë, dhe ne jemi shumë falenderues ndaj gjithë stafit dhe punës së tyre të përkushtuar dhe profesionale.

Pa dyshim nuk është mirë të veçohen individë nga një grup kaq i madh kontribuesish të aftë dhe të këndshëm, por ndjej detyrimin të përmend kontributin e dukshëm dhe të madh të Rovena Gashit, Gentjana Kalia dhe Jonad Bara, të cilët e bënë këtë event të ecte si një orë pa u ndjerë dhe komunikimin e tyre të shkëlqyer me stafin e IAP gjatë përgatitjes dhe fazave të zhvillimit, për të cilat jemi shumë mirënjohës.

Ju lutem më ndihmoni, duke i kaluar stafit tuaj falenderimet tona të sinqerta, të cilët na dhënë një eksperiencë dhe mbështetje të shkëlqyer, për të cilët ishte shumë e vështirë.
 
Me respekt,

Gerhard Jarosch, President i IAP