Njoftime për Shtyp

Skemë e dyshuar mashtrimi me rimbursimin e TVSH në vlerë 26 milionë dollarë

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor zbulojnë një sistemin mashtrimi me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, realizuar nga disa subjekte private


Pas një hetimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit, është arritur të zbulohet një skemë e madhe mashtruese me rimbursimin e TVSH, e cila dyshohet se arrin në vlerën e rreth 26 milionë dollarëve.
Në kuadër të këtij hetimi, gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e “arrestit me burg”, për disa persona, administratorë të disa kompanive që ushtronin aktivitetin në mënyrë të jashtëligjshme në fushën e grumbullimit të mbetjeve metalike. Urdhër arrestet janë ekzekutuar gjatë ditës së Mërkurë (18.12.2013) nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit.
Personat e arrestuar dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë krijuar subjekte tatimorë fiktivë, nëpërmjet të cilëve deklaronin veprime financiare, dhe kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të paligjshme rimbursimin e TVSH-së nga ana e administratës tatimore.
Për zbërthimin e kësaj skeme mashtruese, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka bashkëpunuar ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor. Nga veprimet proceduriale, ka rezultuar se personat e arrestuar janë administratorë të kompanive të konsideruara të Nivelit II, të cilët operojnë në veprimtarinë e mbledhjes dhe përpunimit të skrapit. Këta persona dyshohet se kanë krijuar në mënyrë fiktive subjekte të konsideruara të Nivelit III, nëpërmjet të cilave deklaronin se kishin kryer aktivitet shitje-blerje.
Hetimi provoi se subjektet e Nivelit III janë, në përgjithësi, në emër të personave që nuk kanë mundësi reale për krijimin e aktiviteteve tregtare dhe se regjistrimi këtyre subjekteve në organet tatimore është realizuar nga ana e administratorëve të subjekteve të Nivelit II.
Për këtë arsye, gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë vendosi masën e “arrestit me burg”, për disa shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimi i dokumenteve”; “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, dhe “Mashtrimi”:

18.12.2013