Njoftime për Shtyp

Strukturat e drejtësisë dhe policia, koordinim për mbrojtjen e të miturve

Përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe drejtuesit e prokurorive të rretheve gjyqësore Fier dhe Sarandë ishin pjesë e trajnimit “Roli i policisë në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur dhe Ligji për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës” organizuar me mbështetjen e UNICEF dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. 

Informimi mbi parimet themelore të Drejtësisë për të Mitur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës si dhe koordinimi i veprimtarisë së policisë me strukturat e drejtësisë dhe mbrojtjes së fëmijës, ishin në qendër të këtij trajnimi. 

Përfaqësueset nga Prokuroria e Përgjithshme, znj. Blerina Lule, Koordinatore për Subjektet me Status të Posaçëm dhe znj. Neviana Kurteshi, Oficere e Policisë Gjyqësore, trajtuan temat mbi dhunën seksuale online tek të miturit dhe trajtimin e rasteve të abuzimit seksual online, teknika mbi intervistimin si dhe vendosjen e një komunikimi afatgjatë me viktimën e mitur.

Prokuroria e Përgjithshme po bashkëpunon me të gjithë aktorët për rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me të miturit. 

Foto trajnimi

Foto trajnimi 1