Njoftime për Shtyp

Udhëzim i Përgjithshëm Nr.2, datë 24.05.2019 për "Zbatimin e ligjit lidhur me regjimin e posaçëm në burgun e sigurisë së lartë"

Sot, datë 24. 05. 2019, Prokurori i Përgjithshëm, nxorri Udhëzimin e Përgjithshëm në lidhje me Regjimin e Posaçëm në Burgun e Sigurisë së Lartë. 

 Ky udhëzim mundëson zbatimin e ndryshimeve të ligjit nr.9888, datë 10.3.2008 “Për Trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, në lidhje me aplikimin prej SPAK të vendosjes së të dënuarve me rrezikshmëri të lartë, në seksion me Regjim të Posaçëm.

Sipas këtij Udhëzimi, deri në krijimin e SPAK ngarkohet Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.

Klikoni në linkun më poshtë për të parë 

Udhëzimin e Përgjithshëm Nr.2, datë 24.05.2019 për "Zbatimin e ligjit lidhur me regjimin e posaçëm në burgun e sigurisë së lartë"