Njoftime për Shtyp

“Hetim më efikas të shkuarës dhe të tashmes së personave me precedentë kriminalë dhe me pasuri të dukshme, ardhur nga paligjshmëria”

Kryeprokurorja znj.Arta Marku në analizën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Zonja Marku mori pjesë në ceremoninë e përurimit të ndërtesës së Prokurorisë së Elbasanit

“Hetim më efikas të shkuarës dhe të tashmes së personave me precedentë kriminalë dhe me pasuri të dukshme, ardhur nga paligjshmëria”

“Ndërtesa e re me mjedise bashkëkohore dhe teknologji me siguri të lartë, përmbush çka mungonte, kushte jetësore pune, në procese pa orar e pushim, të vështirë e të kohëpaskohshëm.
Pavarësia e prokurorit nuk do të thotë pavarësi nga ligji. Duhet të hetohen në një mënyrë më efikase e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë kriminalë, me pasuri të dukshme ardhur në mënyre të paligjshme.

Prokurorët në bashkëpunim me Policinë e Shtetit duhet të bëjnë analiza të përbashkëta në lidhje me çështjet e pezulluara. Duhet të identifikojnë pikat e dobëta të tyre, veprimet që mund të çojnë në identifikimin e autorëve dhe të rifillojnë hetimet duke shtuar kapacitetet profesionale në funksion të zbulimit dhe ndëshkimit të këtyre autorëve.
Elbasani rezulton pikë e nxehtë e grupeve kriminale tashmë të sofistikuar, moderuar dhe prezentë në jetën publike të qytetit duke investuar në tregun privat dhe në punët publike”.