Njoftime për Shtyp

“Përshpejtim hetimeve nga Prokuroria për Krimet e Rënda, pa e cenuar aspak cilësinë e hetimeve, por për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike”

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku merr pjesë në analizën e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda

“Përshpejtim hetimeve nga Prokuroria për Krimet e Rënda, pa e cenuar aspak cilësinë e hetimeve, por për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike”

“Për vetë specifikën e veprave penale që janë objekt i ndekjes penale nga Prokuroria për Krime të Rënda, ku shpesh ndërthuren organizatat apo grupet kriminale transnacionalë, kërkohen energji të reja për të ngritur më shumë nivelin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me agjencitë e zbatimit të ligjit brenda vendit dhe veçanërisht me partnerët ndërkombëtarë.

Prokuroria e Përgjithshme nxit dhe mbështet përshpejtimin e hetimeve të të gjitha çështjeve nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Kjo, pa e cenuar aspak cilësinë e hetimeve, por për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike që kanë çështjet që hetohen prej jush.
Pavarësia e prokurorëve mbetet e pacenuar, si një e drejtë e njohur nga Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale.

Por, kjo nuk do të thotë që të kalohet në anarki, përveçse kërkohet vëmendje dhe përkushtim maksimal në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjykatë si dhe zbatimin rigoroz të rregullave procedurialë dhe rregullave të parashikuar në ligjin për organizimin e prokurorisë”.