Njoftime për Shtyp
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela takim me Ambasadorin e OSBE-së në Tiranë: Bashkëpunim me fokus provat elektronike dhe krimin kibernetik
Ditën e djeshme Prokurori i Përgjithshëm Z.Olsian Çela priti në një takim ambasadorin e OSBE-së në Tiranë Z. Mishel Tarran.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe asistencën e dhënë nga OSBE për sistemin e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm.
Prokurori i Përgjithshëm falënderoi ambasadorin e OSBE-së për kontributin dhe vlerësoi rolin e organizatës që ai përfaqëson në forcimin e kapaciteteve institucionale të prokurorisë.
Deri tani, me mbështetjen e OSBE, janë organizuar një sërë trajnimesh për prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore me fokus tek provat elektronike dhe krimi kibernetik, në kuadër edhe të manualit përkatës, hartimi i të cilit u realizua nga OSBE.
Nga të dy palët u shpreh vullneti dhe u mor angazhimi për vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në aspektet e mësipërme si dhe zgjerimin e tij edhe në fusha të tjera.